E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shëndeti publik verifikim të perimeve në tregjet e shitjes

31/05/2011  Drejtori i shëndetit publik në Elbasan, Bujar Kllogjeri: Rritja e temperaturave, rrit risqet

ELBASAN- Temperaturat, por edhe situata e krijuar në vende të ndryshme të Evropës pas kontaminimit me esherikia koli, kanë bërë që drejtoria e shëndetit publik në Elbasan ka tërhequr vëmendjen e të gjitha subjekteve private e shtetërorë që të vlerësojnë risqet që vijnë si pasojë e ndotjes së ujit të pijshëm, trajtimin e ujërave të zeza, largimin e mbeturinave të ngurta, sigurinë ushqimore e të mjedisit në mënyrë që të parandalohen rastet e incidencës të sëmundjeve infektive dhe parandalimi i shpërthimeve epidemike.

Kontrollet

Mësohet se nëpërmjet inspektorëve kanë nisur verifikimet sidomos për perimet e importit nëse furnizohet tregu me të tilla apo jo, si dhe për të garantuar sigurinë higjienike në vendet e tregtimit të produkteve ushqimore. Për sistemet e centralizuara të ujësjellësve është kërkuar të kryhet survejenca e cilësisë së ujit të pijshëm në të gjithë sistemin ujësjellës që nga burimi deri në pikën fundore. Sipas inspektorëve të drejtorisë shëndetit publik në Elbasan ka raste në ujësjellësit në fshatra ku nuk respektohen normat e klorit e ndodhin ndotje të ujit. Klori në ujin e pijshëm është kërkuar të mbahet në vlerat 0.5-08 mg/l.

Një rëndësi themelore është kërkuar t’i kushtohet sigurisë ushqimore sidomos në zonat turistike në restorante etj, për të parandaluar intoksikacione alimentare. Drejtori i shëndetit publik në Elbasan, Bujar Kllogjri, u shpreh se “do t’i kushtohet vëmendje të veçantë higjienës në plazhe e zona turistike që ka Elbasani largimin e mbeturinave e dezinfektimin e territorit. Identifikimi i derdhjes së ujërave urbane në lumenj dhe monitorimi i tyre. Kontrollimi i higjienës sanitare në pishinat publike. Me anë të fletëpalosjeve dhe posterëve do të informohet popullata në lidhje me praktika të mira të sigurisë ushqimore si psh: sigurimi i produkteve ushqimore në kushte frigoriferike, dhe mbajtja në temperaturat e ambientit jo më tepër se dy orë. Të shikohet data e skadencës së produktit ushqimor, të ajrosen dyqanet .Të kontrollohen në mënyrë të rregullt institucionet fëminore”. Sa i përket ujit të pijshëm është kërkuar që gjatë stinës së verës të përdoret ujë i freskët dhe pije freskuese 1.5-2 litra çdo ditë për person. Në të njëjtën kohë drejtoria e shëndetit publik në Elbasan është duke dhënë këshillat e nevojshme për uljen e rasteve nga goditjet e diellit si psh: për moshat e thyera, fëmijët, të sëmurët kardiakë etj që të mos ekspozohen drejtpërdrejtë në rrezet e diellit. Mësohet se nëpërmjet inspektorëve kanë nisur verifikimet sidomos për perimet e importit nëse furnizohet tregu me të tilla apo jo si dhe për të garantuar sigurinë higjienike në vendet e tregtimit të produkteve ushqimore. Drejtori Bujar Kllogjeri tha se kjo fazë ka marrë vëmendjen maksimale për shkak të situatës së krijuar, por edhe prej temperaturave. Mësohet se po punohet në bashkëpunim me Drejtorinë e Kontrollit të Ushqimit për të mbajtur situatën nën kontroll. Në rast se konstatohen perime të importuara nga Spanja ato do të bllokohen menjëherë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›