Apel personave në dijeni për vendndodhjen e varreve masivë
31/05/2011 Kreu i Shoqatës së të Përndjekurve Politikë Zenel Drangu: Qeveria të krijojë Task Forcë
SHKODER- Shoqata e të Përndjekurve dhe të Persekutuarve nga regjimi komunist Shkodër i bën thirrje të gjithë personave, që kanë dijeni për vendndodhjen e varreve të viktimave të diktaturës, që të tregohen të ndërgjegjshëm dhe të japin të dhënat e sakta për të gjitha rastet e ekzekutimeve që janë bërë.
Apeli
Ka qenë vetë kreu i kësaj shoqate, Zenel Drangu, i cili në cilësinë edhe të nënkryetarit të Shoqatës së të Përndjekurve të vendit tonë, e ka bërë këtë thirrje me anë të një deklaratë për mediat. Njëkohësisht Drangu i bën thirrje dhe qeverisë aktuale, pjesë kryesore e së cilës është PD-ja, forcë politike kjo të cilën e kanë mbështetur gjatë gjithë këtyre viteve të demokracisë, që të ndihmojë shoqatën me nxjerrjen e dokumentacioneve nga arkivat. Kreu i të përndjekurve Drangu thekson se referencat e personave që kanë dijeni për vendndodhjen e varreve të të pushkatuarve me gjyq dhe pa gjyq, si dhe nxjerrja e dokumenteve nga arkivat për çdo të ekzekutuar nga sistemi i egër komunist, do të ndihmonte jo vetëm punën 20-vjeçare të familjarëve për gjetjen e eshtrave të të afërmve, por njëkohësisht do të lehtësonte disi dhe dhembjen e tyre. Gjetja e eshtrave të të pushkatuarve jo thjesht do të krijonte mundësinë që edhe ata të kenë një varr, ku familjarët të derdhin lotët për mungesën e tyre, por do të ishte dhe respekt për të gjithë ata, të cilët u sakrifikuan duke guxuar të dilnin kundër një sistemi makabër, siç ishte diktatura komuniste e periudhë 1945-1990. Kreu i Shoqatës së të Persekutuarve Shkodër, Zenel Drangu, duke i bërë thirrje kryesisht Ministrisë së Brendshme për nxjerrjen e hartave që disponon në arkivat e saj, së bashku me procesverbalet përkatëse të të pushkatuarve të kohës së monizmit, kërkon që qeveria të mbajë dhe premtimin e dhënë për ngritjen e një Task Force, që do të ndihmonte për zbulimin e vendndodhjes së varreve të të pushkatuarve.
Task Forca
Në cilësinë e nënkryetarit të të persektuarve të Shqipërisë, Drangu thekson se kanë kaluar 20 vite nga rrëzimi i diktaturës dhe ende nuk janë gjetur eshtrat e 4500 të pushkatuarve të regjimit të asaj kohe. “Pas gjetjes së varrit masiv në Dajt, ne kemi pritur me shumë kënaqësi vendimin e Këshillit të Ministrave dhe kryesisht të Kryeministrit të vendit tonë Sali Berisha në lidhje me vendimin për krijimin e Task Forcës. Më tepër u bë një show, pasi që atëherë e deri më sot nuk është bërë asgjë për gjetjen e eshtrave të të pushkatuarve. Ne si shoqatë nuk kemi reshtur së kërkuari vazhdimisht pranë qeverisë dhe që pas rastit të Dajtit, deklarata e Kryeministri se do krijohet dhe një Task Forcë për gjetjen e eshtrave mbeti vetëm në letër. Me sa shohim nuk ka shumë interesim, mungon vullneti i mirë për gjetjen e varreve të të pushkatuarve. Ka njerëz që i dinë varret që kërkohen, ndaj do u bëj apel, nëpërmjet mediave që të vijnë e të prononcohen, të na japin të dhënat e sakta për vendndodhjen e varreve. Nuk na duhen emrat e personave që tregojnë se në ç’vend ka të varrosur të pushkatuar nga diktatura komuniste. Vetëm mirënjohje dhe falënderim do ketë për ata që do të tregojnë’, theksoi kreu i Shoqatës së të Persekutuarve Shkodër, Zenel Drangu. Njëkohësisht Drangu thekson se nga ana e familjarëve të viktimave të komunizmit është kërkuar në zonën e njohur si fusha e aviacionit. Në këtë zonë janë marrë informacione se gjenden të pushkatuarit nga zona e Postrribës, zonë që njihet për lëvizjen e saj antikomuniste dhe për numrin e madh të të pushkatuarve nga sistemi i asaj kohe. Deri tani familjarët e viktimave të kësaj zone kanë bërë kërkime e gërmime me paratë e tyre, por nuk është arritur të gjenden varret që kërkohen. Nisur edhe nga ky fakt Drangu theksoi se është ne nderin e të gjithë personave që kanë informacione të sakta, por edhe të strukturave përkatëse shtetërore që të nxjerrin dokumentacionet përkatëse për gjetjen e vendndodhjes së saktë të varreve të viktimave të komunizmit.
Deklarata e Drangut vjen dy ditë pas gjetjes së eshtrave të dy të dënuarve politikë Sokol Sokoli e Tom Ndoja, të cilët u pushkatuan në vitin 1984, pas revoltës së burgut të Qafë Barit. Gjetja e varreve të këtyre dy të pushkatuarve u bë e mundur pas nxjerrjes së një harte me të dhëna të sakta nga arkiva e Ministrisë së Brendshme. Gjetja e eshtrave të të shtetasve Sokoli e Ndoja mbartte dhe një surprizë për Shoqatën e të Persekutuarve Shkodër. Surpriza qëndronte në faktin se pranë kokave të dy të pushkatuarve u gjetën dhe shishe qelqi, brenda së cilës ishin shënuar dhe emrat e tyre. Për Drangun, ky është një tregues që, pavarësisht se çka ndodhur, ka pasur edhe persona të ndërgjegjshëm, asistues në ekzekutim, të cilët kanë duke shkelur rregullat e diktaturës, të paktën kanë vendosur shenjën identifikuese për Tom Ndojën dhe Sokol Sokolin.