Fier, Kokëdhima dhuron 500 tituj librash për bibliotekën e qytetit

Foto nga aktiviteti
Në kuadrin e muajit të letërsisë në bibliotekën e qytetit të Fierit është zhvilluar një aktivitet kushtuar këtij evenimenti të rëndësishëm. Ajo që është për të shënuar në kët렠ditë ishte gjesti human që sipas drejtoreshës së kësaj biblioteke do t렠hyjë në historinë e këtij institucioni për vetë faktin se është donator i dytë në gjithë jetë gjatësinë e saj 65 vjeçare.
Bëhet fjalë për dhurimin e 500 tituj librash në gjuhë të huaj nga familja Kokëdhima dhe pikërisht nga Brixhilda Kokëdhima, e cila ka shënuar numrin më të madh të dhurimit të librave gjatë 65 vjetëve është shprehur në fjalën përshëndetëse drejtoresha e kësaj biblioteke.

Librat
I pranishëm në këtë aktivitet ndodhej gjithashtu edhe Koço Kokëdhima si dhe dhjetra qytetarë të Fierit dhe e nxënës shkollash. Gjithashtu i pranishëm ka qenë edhe kryetari i bashkisë Fier, Baftjar Zeqaj. Në fjalën e saj znj. Kokëdhima është shprehur që ky është një vendim i përbashkët me bashkëshortin e saj se këto libra janë të bibliotekës së tyre familjare.
Kryetari i Bashkisë z. Baftjar Zeqaj në fjalën e tij ka falënderuar këtë gjest human duke e falënderuar përzemërsisht Brixhilda Kokedhimën për këtë kontribut të rëndësishëm për kulturën Fierake.
Ndërsa n렠fjalën e tij z. Koço Kokëdhima ka theksuar ndër të tjera se libri është miku më i shtrenjtë në familjen e tyre dhe se ka kënaqësinë që tua dhurojnë qytetarëve fierakë të cilët janë mjaft artdashës dhe arsimdashës.
K.Thana