E Diel, 1 Nëntor 2026

PE, Fule: Integrimi u bllokua nga kriza politike, tani ka shenja pozitive

Stefan Fule gjatë raportimit në komision

Komisioneri për Zgjerimin Stefan Fule ka prezantuar në Komisionin për Marrëdhëniet me Jashtë në Parlamentin Evropian. Fule gjatë prezantimit të paketës së zgjerimit për vitin 2011 për Shqipërinë ka theksuar se mosmarrëveshjes mes dy partive kryesore ka krijuar një situatë bllokuese për procesin e integrimit.

Progresi për Shqipërinë tha ai është minimal dhe se duhet më shumë përpjekje nga partitë politike. Ai nënvizoi se kohët e fundit janë shfaqur shenja pozitive në politikën shqiptare dhe kërkoi që të zgjidhen problemet që pengojnë procesin e integrimit.

Progresi është penguar, pavarësisht përpjekjeve tona për të mbështetur progresin .Kohët e fundit kemi pasur sinjale pozitive. Është urgjente të nisin dialogun e të mbanin një nivel bashkëpunimi që do të lejonte progresin në BE”, tha Fule.   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›