E Diel, 1 Nëntor 2026

Skenari iranian: Drogë e para për kartelin meksikan në këmbim të akteve terroriste

Share

Dy iranianet e akuzuar para gjyqit

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, e pranon vetë. Është më i çuditshëm se një skenar filmash. Një komplot terrorist i jashtëzakonshëm është zbuluar në SHBA. Irani planifikonte të vriste ambasadorin saudit në SHBA mu në tokë amerikane. Agjentët e qeverisë iraniane kishin ofruar 1.5 milion dollarë për një kartel meksikan droge për të realizuar vrasjen e ambasadorit Adel Aj Jubeir në një restorant të populluar në Uashington.

Personat që thurën komplotin kishin planifikuar edhe shpërthime në ambasadën saudite dhe izraelite në qytet. Ata i thanë kontaktit meksikan se do ofronin tonelata me opium për grupin e tij.

Por kontakti, që mendohet se mori 100 mijë dollarë për pagesën, ishte në fakt një informator amerikan i maskuar.

Sekretarja e Shtetit thotë se i duhet dërguar një mesazh i fortë Iranit, që duhet izoluar akoma më shumë. Dy iranianë janë akuzuar për komplotin dhe zyrtarët amerikanë thonë se e implikuar është Garda Revolucionare e Iranit. Alarmi amerikan është rritur pasi ekziston mundësia që të ketë sulme të mundshme.

Irani i ka hedhur poshtë akuzat si false dhe të pabaza. Britania ka deklaruar menjëherë se do mbështesë masat e amerikanëve.

Dy të akuzuarit janë Mansor Arbabsiar, një 65 vjeçar i natyralizuar si qytetar amerikan me pasaportë iraniane dhe të SHBA dhe Gholam Shakuri, nga Irani, që mendohet se është pjesë e një njësie të Gardës Revolucionare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›