E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier: Policia rrugore 250 gjoba ne tre ore

Shkeljet e qarkullimit rrugor nga shoferet e automjeteve kane bere qe gjate nates se mbremshme te priten 250 gjoba. Kete e ben te ditur shefi i qarkullimit rrugor te qytetit te Fierit, Pellumb Kercuku. Sipas tij, pervec qytetareve fierake, ardhja e emigranteve per te kaluar pushimet ne vendlindje, ka krijuar nje fluks te madh ne qarkullimin e automjeteve ne shume akse rrugore. “Shtimi i automjeteve dhe trafiku i renduar qe eshte krijuar, kryesisht edhe ne oret vona te mbremjes, ka bere qe neve si drejtori te shtojme me shume masat parandaluese nepermjet policise se qarkullimit rrugor, por edhe sherbimit te taks forces ne Ministrine e Brendshme”, - ka deklaruar per gazeten “KJ”, Shefi i Qarkullimit Rrugor per Fierin, Pellumb Kercuku.

Sherbimi Taks Force i Ministrise se Brendshme ne bashkepunim me sektorin e qarkullimit rrugor ne Drejtorine e Policise Qarkut Fier, mbreme kane ushtruar nje kontroll per tre ore ne rruget hyrese e dalese te qytetit Fier, si dhe ne rruget e brendshme te ketij qyteti.

Xh.B


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›