E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkoder/ Tre vatra zjarri Digjen 6 hektare ne 3 ore

Shkoder - Tre zjarre ne tre ore kane alarmuar banoret ne Shkoder. Rreth 6 hektare me pyje dhe shkurre jane djegur plotesisht ndersa zjarret jane shuar kryesisht me mjete rrethanore per shkak te terreneve te veshtira malore ne malin e Taraboshit ne malin e Kakarriqit dhe ne malin e Jushit ne Bushat. Infrastruktura ne zonat malore ka penguar zjarrfikesit te shuanin ne kohe flaket ndaj edhe demet e shkaktuara kane qene te konsiderueshme. Sipas policise se Shkodres, zjarr venia mund te kete si burim banore te zonave malore qe hapin ngastrat e tyre por qe me pas nuk mund te kontrollojne me drejtimin e flakeve te zjarrit. Me problematik ka qene zjarri i rene ne malin e Taraboshit, ku flaket e fuqishme shkrumbuan rreth 2 hektar pyje.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›