Lushnje, shkrumbohen kurora e ullinjve
Vendi i quajtur “Kodra e Blerimit” eshte pushtuar nga flake te medha gjate dites se djeshme. Sipas burimeve zyrtare te Policise se Fierit por edhe sherbimit zjarrfikes mesohet se zjarri eshte vene me qellim dhe ka filluar rreth ores 11 te mesdites se djeshme. Zjarri eshte mundur qe te shuhet prej punonjesve te zjarrfikeseve vetem pas 5 oresh. Flaket ne kuroren e gjelber me ullishte ne Kodren e Blerimit ne Lushnje ka zgjatur per 6 ore e 30 minuta, kjo pasi mjetet zjarrfikese nuk kane mundur qe te shkojne ne vend. Zjarri eshte ndihmuar edhe nga era qe ka fryre ne keto orare, kane bere te ditur per gazeten “KJ” burimet nga vendi i ngjarjes, burime policore. Mesohet se kjo prone e quajtur kurore e gjelber eshte ndertuar me peme ulliri dhjetera vjecar dhe e zoterojne vellezerit Cela, banor qytetit. Drejtori i policise se Arjan Bozhaj ka vene ne levizje te gjithe forcat per gjetjen e personave qe i kane vene zjarrin zones. Nderkohe qe mesohet se per shuarjen e zjarrit ne kete koder kane shkuar dy zjarrfikese te Lushnjes, si edhe tre automjete te tjera te ardhura nga Fieri. Terreni ka qene shume i veshtire dhe zjarrfikesit e kane pasur shume te veshtire te hyjne. Por pas perpjekjeve kane hyre ne zone dhe kane shuar flaket duke perdorur dhe mjete rrethanore. Ata per shuarjen e flakeve kane perdorur kova ujit si dhe kane hapur kanale ne zonat me te mundshme, duke eliminuar keshtu eliminimin e perparimit te zjarri ne siperfaqe akoma me te medha. Burimet te policise thane se, ndaj personave qe ndezin zjarret do te merren masa menjehere pas identifikimit per te cilen jane vene ne levizje forcat blu.
Xhemil Beharaj
Xhemil Beharaj