E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranga per trafik Ndreces

Mirdite - Arrestohet nen akuzen trafikim te minores, Rid Mark Ndreca nga fshati Fan i rrethit te Mirdites. Agjentet e antitrafikut te Drejtorise se Policise se Lezhes kane bere arrestimin e 34-vjecarit pas akuzes se prinderve te nje te miture. Keta kane bere denoncimin se Ndreca kishte marre dhe kryer marredhenie intime me minorenen, duke e mbajtur ate dy dite ne nje banese te braktisur. Familjaret 17-vjecares pas mungeses se saj prej dy ditesh kane kryer denoncimin ne komisariatin e Policise se Mirdites. Menjehere kjo e fundit ne bashkepunim me Drejtorine e Policise se Lezhes kane bere shpalljen ne kerkim te adoleshentes si dhe shperndarjen e fotos se saj per identifikimin sa me shpejt te vendndodhjes se minorenes. Kjo ka mjaftuar qe 34-vjecari Ndreca, te liroje minorenen, e cila kur ka mberritur ne shtepi, eshte rrefyer per ngjarjen qe i kishte ndodhur, duke pranuar se ka qene nen shoqerine e te dashurit te saj, Rid Ndreca. Version tjeter ky nga ai qe ka ngritur prinderit, te cilet e kane akuzuar 34-vjecarit Ndreca. Megjithate pavaresisht asaj cka 17-vjecarja ka treguar, prinderit e kane shoqeruar vajzen ne polici, pasi ata dyshojne se Rid Ndreca i ka bere presion vajzes se tyre dhe se qellimi i rrembimit ka qene trafikimi i saj.

Nderkohe menjehere pas paraqitjes se 17-vjecares se bashku me prinderit ne Komisariatin e Policise se Mirdites, kane vene ne levizje forcat e policise ne kerkim te Rid Mark Ndreces, tashme i akuzuar edhe nga vajza.

Ishte zyra e Trafiqeve e Drejtorise se Policise se Qarkut Lezhe, e cila ne baze te deklarimeve dhe hetimeve te bera nga policia qe ne momentin e largimit te vajzes 17-vjecare e deri ne rikthimin e saj ne shtepi, ka vene ne pranga Rid Ndrecen. Pas kesaj ndaj tij eshte ngritur akuza e trafikimit te femrave per qellime perfitimi. Policia e Lezhes ka bere te ditur se dosja ne ngarkim te te arrestuarit Rid Ndreca i ka kaluar prokurorise, qe do te beje hetimet e tjera ne lidhje me kete ngjarje, per zbardhjen e plote te saj.

Ardian Bushi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›