Fier Prefektura kerkon rikonstituimin e Keshillit te Qarkut
Prefektura e qarkut Fier, kërkon rikonstituimin e Këshillit të Qarkut, duke e cilësuar mbledhjen e fundit të datës 21 shtator, me procedura të shkelura.
Prefekti i qarkut, Bujar Hasa, në një intervistë në studion e ABC News, deklaroi se i është drejtuar Gjykatës së Shkallës së Parë në Fier, me një kërkesë padi, për të gjitha këto procedura të shkelura dhe të anashkaluara gjatë mbledhjes së konstituimit të Këshillit të Qarkut.
Sipas Hases, e gjithë kjo situatë erdhi pas mbledhjes së datës 13 shtator, ku një grup këshilltarësh kërkuan një mbledhje jashtë radhe, duke bërë mocion mosbesimi për të gjithë drejtuesit e ketij organi të Këshillit të Bashkisë së Fierit. Aktualisht Këshilli i Qarkut vazhdon punën në zbatim të ligjit dhe kjo situatë nuk përbën ndonjë ngërç.
Në mbledhjen e Këshillit të Qarkut të Fierit, në datën 22 shtator, u votua për kryetarin e ri të Këshillit të Qrkut. Pas votimit kandidati i socialisteve Vangjel Ndreka, mori 57 vota, ndërsa ai demokrat, Artur Shehu, 42 vota.