E Diel, 1 Nëntor 2026

Halimi Iku koha kur ne krye te gjykatave ishin politikane

Ministri i Drejtësisë z. Eduard Halimi flet në Ministerialin e Ohrid, për sistemin e Drejtësisë. Në Ministerial e pranishme Cecila Malmstron dhe Ministrat e Drejtësisë se Ballkanit Perëndimor.

Ministri i Drejtësisë Eduard Halimi deklaroi sot se : “Pavarësia e sistemit të drejtësisë dhe përgjegjësia e aktorëve ndaj ligjit, janë themelore për ne. Iku koha kur në krye të gjykatave ishin politikanë. Hyrja në gjyqësor vetëm nga Shkolla e Magjistraturës. Jo më deputetë pjesëtarë në gjykata.”

Halimi u shpreh se “ne kemi një pakete ligjesh ne parlament për rritjen e pavarësisë. Politika , zero influence në zgjedhjen e Prokurorit te Përgjithshëm.

Nga ana tjetër Ministri i Drejtësisë Halimi tha se transferimi dhe promovimi I gjyqtareve është një proces qe po punohet nga KLD.
Sipas tij ligjet për drejtësinë presin në parlament dhe se rrogat e gjyqtareve duan vullnetin e opozitës.
Më tej vijoi se infrastruktura dhe kushtet e mira te punës të rëndësishme për pavarësinë. Shpejt do kemi pallatin madhështor te drejtësisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›