Fier, Topi: Reagimet në Kuvend provuan përfundimet e KE
FIER- Presidenti i Republikës, Bamir Topi perseriti sot nga Fieri ate qe tha dje mes nje mesazhi per qytetaret dhe politiken. “Shoqëria shqiptare po penalizohet nga politika.
Apeli im i djeshem për partitë ishte publik . Sot, shoqëria shqiptare po penalizohet nga politika. Nuk është e denjë për Parlamentin të angazhohet me sharje e fyerje, por të punojë për integrimin, tha Topi, pyetur nga mediat pas nje vizite ne kete qytet.
Sipas tij, reagimet e djeshme provuan përfundimet e Komisionit Evropian, duke apeluar per dialog e bashkepunim konkret mes paleve.
Përsa i përket ligjit të mbetjeve, Topi nënvizoi se nuk është i keq, por ka kontradikta mes disa neneve dhe duhet rishikuar.