Fier/ Vidhte motocikleta dhe i shiste ne serviset e qytetit
Nje i dyshuar si hajdut motocikletash, te cilat me pas i shiste ne servise me cmim te lire, eshte kapur dje nga Policia e Fierit. Hamdi Behluli, 32 vjec, i denuar me pare per vepren penale te “vjedhjes”, eshte kapur duke vjedhur nje motor tip “Loncino”, ne banesen e L. R., ne fshatin Grecalli. Motocikleta eshte gjetur ne piken e servisit te motoreve ne pronesi te Ali Halla, ne lagjen “Kryengritja” Fier, dhe u sekuestrua nga ana e strukturave te policise ne cilesine e proves materiale. Policia vendore njoftoi se materialet do t’i kalojne Prokurorise Fier per veprime te metejshme, nen akuzen e “vjedhjes”.