Korce/ Nuk i jepte rrogen, denoncon biznesmenin ne polici
Nje biznesmen korcar eshte marre nen hetim ne gjendje te lire, pas denoncimit te ish-punonjesit te tij se nuk i kishte paguar 350 mije leke rroge te periudhes nje vjecare. Burime zyrtare njoftuan dje se ngriten akuzat e “mashtrimit, punesimit te paligjshem, fshehjes se te ardhurave dhe mospagim i taksave dhe tatimeve”, ne ngarkim te P. S., 56 vjec, banues ne lagjen nr. 11 te qytetit te Korces. Denoncimi eshte bere nga S. S., 55 vjec. Ne deshmine e dhene ish-punetori ka pretenduar kthimin e 350 mije lekeve, pasi biznesmeni e ka mashtruar duke ia mohuar keto para.