E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, aksidentohet në punë, plagoset punonjësi i naftës

FIER- Një 44-vjecar është paraqitur në spitalin e Fierit i plagosur me djegie në trup gjatë orëve të para të mëngjesit.

Lajmi konfirmohet nga spitali i këtij qyteti, ndërsa pak të dhëna janë bërë të ditura deri tani në lidhje me ngjarjen, për të cilën vijojnë hetimet.
Burime nga ky spital bëjnë të ditur se i plagosuri është Andon Kola.

44- vjecari mendohet se është punonjës në puset e naftës në Marinxë dhe dyshohet se ai është aksidentuar gjatë punës, gjë e cila i ka shkaktuar dhe plagosjen me djegie në trup. Pritet që në orët në vijim të zbardhet e gjithë ngjarja që ka ndodhur gjatë orëve të natës. 
(el.me/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›