Haxhinasto, nesër vizitë zyrtare në Malin e Zi
05-04-2012 / Gazeta 55
Takime edhe me drejtues të partive parlamentare shqiptare dhe drejtuesit e pushtetit vendor në Ulqin e Tuz
Zv.kryeministri dhe njëherësh ministër i jashtëm Edmond Haxhinasto do të zhvilloje nesër një vizitë zyrtare në Malin e Zi, me ftesë të homologut malazez Milan Roçen.
Gjatë vizitës së tij në Malin e Zi, Haxhinasto do të takohet me presidentin Filip Vujanoviç, kryeministrin Igor Lukshiç dhe kryetarin e parlamentit Ranko Krivokapiç.
Gjithashtu ministri Haxhinasto, do të ketë takime edhe me drejtues të partive parlamentare shqiptare dhe drejtuesit e pushtetit vendor në Ulqin e Tuz.