E Shtunë, 31 Tetor 2026

Viktor Bout dënohet 25 vjet burg

Një gjykatë federale e New York ka dënuar me 25 vjet burg “Tregtarin e Vdekjes” sic njihet ndryshe nga mediat Viktor Bout. 

Viktor Bout ish oficer i ushtrisë sovjetike, 45 vjec i lindur në Taxhikistan konsiderohet si trafikanti më i madh i armëve në botë. 

Bout ishte arrestuar në 2008 në Bangkok, pas një operacioni të fshehtë të DEA amerikane në bashkëpunim me autoritetet tajlandeze. Pasi janë prezantuar si kolumbianë pjestarë të Fark agjentët amerikanë më pas kanë ndihmuar në arrestimin e tij nga policia tajlandeze. 

Më vonë Viktor Bout është ekstraduar në SHBA pasi këtu do të gjykohej për akuza të rënda të cilat ai vetë nuk i ka pranuar kurrë. 

Viktor Bout dje është shpallur fajtor nga gjykata amerikane për akuzat e tregtimit të armëve, të bashkëpunimit dhe konspirimit në vrasjen e amerikanëve sidhe ndihmën e një organizate terroriste. 

Bout sipas akuzës është përgjegjës dhe për një sërë krimesh të tjera si dhe për furnizimin me armë të shumë vendeve e diktatorëve nëpër botë. 

Bout akuzohet se ka furnizuar me armë vende në konflikt në Afrikë, Azi e Amerikë të Jugut, sidhe organizata terroriste apo armiq të SHBA si Talebanët, Fark, etj. 

Viktor Bout deklaron se gjyqi ndaj tij është i motivuar politikisht dhe nuk pranon akuzat e ngritura ndaj tij, Bout ka thënë se ai në të vërtëtë ka vetëm një shoqëri transporti me avionë të vjetër rusë. 

(ar.si/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›