E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarandë, do transportonte armë në Greqi, pranga 30-vjecarit

SARANDË- Trafikonte armë drejt Greqisë arrestohet 30-vjecari në Qafë Gjashtë. Operacioni është kryer pas informacioneve të marra në rrugë operative, të cilat u konfirmuan gjatë kontrollit të automjetit me të cilin udhëtonte i riu Florian Zeka.

Sipas policisë në Sarandë 30-vjecari nga fshati Krasë i Tepelenës iu gjetën dy armë kallashnikov dhe 120 fishekë.

Po të njëjtat burime konfirmojnë se i riu udhëtonte drejt Igumenicës, me qëllim trafikimin e armëve tek një klient grek. Ndërkaq, vijojnë hetimet për zbardhjen e trafikimit të armëve dhe zbulimin nëse ka persona të tjerë të përfshirë. 
(el.me/NEWS24/BalkaWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›