E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, ambasada e SHBA, informacion per kartat

Toni Baird me detyre keshilltar i pare i ambasadorit amerikan ne Shqiperi, Uidhers ka mberritur paraditen e djeshme ne Fier ,ku ka zhvilluar nje takim koke me koke me prefektin e qarkut, Shahin Bejdaj. Ne prani te medias, Baird ka kerkuar nje informacion nga prefekti per ecurine e pergatitjes se procesit zgjedhor te qershorit ne kete prefekture. Bejdaj e ka sqaruar keshilltarin e pare te ambasadorit amerikan, se Qarku i Fierit ka nje popullsi prej 490 mije banoresh, te ndare ne tre rrethe. Bejdaj ka pohuar se ne cdo bashki e komune jane afishuar listat e zgjedhesve dhe aty ku jane verejtur gabime dhe mangesi, ato riparohen dhe riafishohen. "Ne, po i japim prioritet ndergjegjesimit te asaj pjese te popullates qe qendron indiferente ne pjesemarrjen ne votime, qe ky kontingjent te shkoje per te votuar", tha ai. Nga ana tjeter nje pike interesimi i Baird ka qene ecuria me aplikimin per kartat e reja te identitetit. Ne te gjithe Qarkun Fier, ka filluar aplikimi per kartat e identitetit, pervec tre komunave ne Mallakaster, ku ka probleme qe i takojne firmes prodhuese. Prioritet po iu jepet atyre shtetasve te cilet nuk kane asnje lloj dokumenti identifikimi, por kjo nuk do te thote qe kur nuk ka aplikante, zyrat te mos punojne. Sipas prefektit, ato vazhdojne punen normalisht me qytetaret e tjere qe aplikojne.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›