E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Shqetesim per zvarritjet, per kartat e identitetit"

Partia Socialiste shpreh shqetesimin mbi ceshtjen e listave dhe pajisjes se shtetasve pa pasaporte me leternjoftim. Nepermjet nje deklarate per shtyp, anetari i Asamblese Kombetare te selise roze Ilir Gjoni, shprehu shqetesimin se sipas vet raportimeve te Ministrit te Brendshem, nga 730 mije shtetas pa pasaporte vetem rreth 99 mije kane aplikuar. "Partia Socialiste shpreh nje shqetesim serioz qe lidhet me instrumentalizimin e policise dhe perdorimin per qellime aspak te qarta e qe dalin jashte misionit e funksionit te saj kushtetues", tha Gjoni. Sipas tij, banoret e Tiranes dhe te gjithe Shqiperise jane bere deshmitare te faktit qe punonjes policie trokasin ne dyert e shtetasve duke kerkuar te dhena, e informacione lidhur me emigrantet shqiptare. "Nisur nga konstatimi faktik qe listat paraprake te shperndara nga Ministria e Brendshme, jane te mbushura me dublime dhe/ose shtesa apo mungesa emrash ne liste, ky veprim nga ana e strukturave te policise se urdheruar nga eproret e politizuar, bie ndesh me misionin dhe funksionet e Policise se Shtetit", kritikoi funksionari i partise me te madhe ne opozite.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›