Fier, arrestohen për grabitje 2 italianë
Policia Fierit ka bërë të mundur arrestimin e dy shtetasve italianë të cilët akuzohen për vjedhje me dhunë.
Drejtori i policisë së Fierit Mërgim Hoxha ka deklaruar në një konferencë për shtyp se gjatë operacionit të koduar “Fortuna” janë arrestuar dy shtetasit italianë Giuseppe Margiotta 33 vjeç dhe Franco Gallucci 31 vjeç të cilët akuzohen për një sërë grabitjesh në qarkun e Fierit.
Sipas policisë këta shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin janë autorë të një sërë vjedhjesh me dhunë në rajone të ndryshme si dy argjendari në qytetin e Ballshit dhe të Fierit si dhe kanë vjedhur me dhunë një person në qytetin e Lushnjes.