E Shtunë, 31 Tetor 2026

I dënuari për vrasjen e Gjingjic tentoi arratinë, kapet

BEOGRAD-Policia serbe ka arrestuar 5 roje burgu që ishin në detyrë, kur persona të dënuar për vrasje bënë përpjekje të largoheshin nga burgu në Beograd.

Sretko Kalinic dhe Zhelko Millovanovic ishin hedhur nga dritarja e burgut të martën, por nuk mundën të arratisen pasi u kapën nga policia speciale.

Ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçic, tha se policia po heton nëse dy të dënuarit ishin ndihmuar nga persona jashtë burgut.

Kalinic është dënuar me 30 vjet heqje lirie për rolin e tij në vrasjen e kryeministrit të Serbisë, Zoran Gjingjic, në vitin 2003, si dhe për vrasje të tjera.

Millovanovic është dënuar me 40 vjet në Kroaci për vrasjen e një gazetari të shquar, ndërsa po gjykohet në Serbi për krime të tjera.

(d.b/Evropaelire/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›