E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi, fillon takimi i liderëve politikë me kryeministrin

ATHINE - Po zhvillohet në Athinë takimi vendimtar i kryeministrit Lukas Papadimos me liderët politikë, Antonis Samaras, Jorgos Papandreu e Jorgos Karaxhaferis për mbylljen e marrëveshjes për reduktimin e borxhit dhe kredinë e re të ndihmës. 

Takimi filloi më vonë nga sa ishte paralajmëruar, pasi kreu i LAOS kërkoi kohë të studiojë memorandumin e hartuar nga Trojka, një dokument prej 16 faqesh me masat e reja që janë sugjeruar. 

Në takim marrin pjesë edhe ministri i Financave, Evangelos Venizelos dhe ai i Punës, Jorgos Kutrumanis.

Ndërkohë mbledhja e Eurogroup për Greqinë e cila ishte planifikuar fillimisht për sot është shtyrë dhe kreu i Eurogrup, Jan Klod Junker do të vendosë sonte se kur do të zhvillohet  kjo mbledhje. 

Junker tha sot për gazetarët se “mbledhja e Eurogrup, varet nga takimi në Athinë. Eurogrup do mblidhet vetëm kur të finalizohen bisedimet mes autoriteteve greke”. 

Ndërsa Amadeu Altafaj, zëdhënësi i komisionerit Olli Rehn tha se Komisioni Evropian pret një përfundim të sukseshëm nga takimi që po zhvillohet në Athinë.

Janë momente tepër kritike këto që po përjeton Greqia, pasi sot vendoset nëse do shkohet drejt zbatimit të masave të ashpra të kursimit në emër të shpëtimit, apo do firmoset falimentimi i Greqisë e për pasojë dalja e saj nga Eurozona. Lidhje te tjera Brukseli, gjithë vëmendjen tek Greqia

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›