Vlorë, gjendet i asfiksuar 62-vjeçari

Një 62-vjeçar ka gjetur vdekjen mëngjesin e sotëm nga asfiksia teksa ishte duke u ngrohur me qymyr.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Zvërnec të Vlorës ku 62-vjeçari Lefter Balli është gjetur i vdekur në banesën e shtetasit Vasil Subashi.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat nuk kanë konstatuar shenja dhune në trup ndërsa po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.