E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli vizitë dyditore në Gjermani, merr mbështetje për integrimin

GJERMANI- Gjatë vizitës së saj në Gjermani Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli është takuarme ministren e Shtetit të Gjermanisë, Cornelia Pieper, por edhe me anëtarët e komisionit për çështjet e BE-së dhe të komisionit të ekonomisë në Bundestagun gjerman. Ministrja Pieper është shprehur e gëzuar me progresin e bërë nga Shqipëria në këto vite, ndërsa ka siguaruar kryeparlamentaren se mbështet integrimni e Shqipërisë në BE
“Vlerësojmë arritjet e Sqipërisë dhe jemi të interesuar të zgjerojmë bashkëpunimin ekonomik dhe në të gjitha fushat. Gjermania është në anën tuaj. Ne mbështesim Shqipërinë dhe shpresojmë në një të ardhme europiane për vendin tuaj“, tha Ministria e shtetit, Pieper.

Ndërsa në takimin në komisionin për çështjet e BE-së, Kryetarja e Kuvendit, falenderoi Gjermaninë për mbështetjen e vazhdueshme dhënë vendit tonë, në veçanti për liberalizimin e vizave për Shqipërinë.

Rëndësi të veçantë pati takimi në Komisionin e Ekonomisë së Bundestagut, ku për herë parë u zhvillua një seancë dëgjimore për Shqipërinë. Në këtë komision u paraqit një rezume e potencialeve dhe burimeve natyrore të Shqipërisë.

Kryetarja Jozefina Topalli foli dhe i'u përgjigj pyetjeve të shumta të deputetëve gjerman mbi modelin ekonomik shqiptar. Interesi i palës gjermane bëri që ky takim të zgjasë gati 2 orë.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›