E Diel, 1 Nëntor 2026

Kukës, reshjet “shuajnë” etjen e qytetit!

Thatësira e tej zgjatur, jo vetëm ka ulur nivelin e liqenit të Fierzës përbri qytetit, por ka pakësuar ndjeshëm edhe burimet e ujit të pijshëm.

Prej kohësh, qyteti verilindor furnizohet pak orë në ditë me ujë, ndërsa muajit e fundit, këto orare u shkurtuan edhe më. Mungesa e reshjeve, nxori në “dritë të diellit” edhe Kukësin e vjetër të përmbytur nga krijimi i liqenit në vitet ’70 të shekullit të shkuar.

Ditët e fundit, prurjet në liqenin e Fierzës ishin vetëm 35 metër kub në sekondë, gjë që solli rënien me ritme të shpejta të nivelit./S.Ll/Start/

                                                                                             2011-12-06 10:19
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›