Kosovarët, në Maqedoni me pasaportat e reja
Shkupi zyrtar ka lejuar sot hyrjen e qytetarëve të Kosovës në Maqedoni me pasaportat e reja, të cilat të mërkurën i dorëzoi kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.
Lajmi është konfirmuar nga zyrtarët të policisë kufitare, njoftoi televizioni “KTV”.
Policët kufitar maqedonas e kanë njoftuar Policinë e Kosovës se kanë marrë një shkresë zyrtare nga Ministria e Punëve të Brendshme, nëpërmjet së cilës janë obliguar t'i trajtojnë të vlefshme pasaportat e shtetit të Kosovës
Maqedonia nuk e njeh ende Kosovën si shtet të pavarur, por ka thënë se nuk do t'i pengojë qytetarët e saj të hyjnë në Maqedoni me pasaportat e shtetit të ri. (INA)