E Shtunë, 31 Tetor 2026

Braçe: Berisha mashtron për rritjen e pagave

Tiranë- Qeveria “Berisha” mashtron me rritjen e pagave dhe pensioneve. Kështu është shprehur sot nënkryetari i grupit të PS-së, Erion Braçe, duke akzuar qeverinë për vendimet më të fundit të marra një ditë më parë.

“Vendimi marrë nga qeveria bën jo reale rritjen e pagave dhe të pensionefve dhe nxjerr në pah një tjetër mashtrim të qeverisë”- tha Braçe sot gjatë një deklarate për mediat nga selia e PS-së.

Ai ka theksuar se qeveria po vijon mashtrimet e saj këtë radhë për deklaratat e bujshme që bën për rritjen e pagave dhe të pensioneve.

“Me këtë vendim Sali Berisha po thellon krizën në sektorin e ekonomisë dhe në të vërtetë duke u bazuar në shifra, rritja e pagës më 1 korrik është zero”- tha ai.

Vetëm një ditë më parë Këshilli i Ministrave vendosi rritjen e sigurimeve shoqërore dhe të tjera detyrime që buxhetorët duhet të paguajnë si taksa mbi pagën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›