E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, arrestohet një i shumëkërkuar

30-vjeçari Klodian Ruko, banues në Fier, është ndaluar pasi ishte shpallur person në kërkim për veprën penale të vrasjes me dashje, të mbetur në tentativë.

Gjykata e Shkallës së Parë në Fier kishte dhënë për të si masë sigurie arrestimin me burg, bënë të ditur burime nga blutë e Fierit.

Sipas tyre, Ruko akuzohet se në muajin tetor të vitit të kaluar ka tentuar të vrasë me thikë duke e goditur disa herë shtetasin me iniciale N.G., i cili punonte si taksist. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Belinë të rrethit Fier.
/Start/E.B/

                                                                                             2012-02-10 22:16
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›