E Shtunë, 31 Tetor 2026

Task-forcë për regjistrimin e romëve si banorë të Tiranës

Gjatë një takimi me Avokatin e Popullit,  Igli Totozani, Basha e vlerësoi veprimin e bujtjes në institucionin e Avokatit të Popullit të 8 familjeve rome, si një akt fisnik.

Nga ana e tij Totozani kërkoi një koordinim me Bashkinë e Tiranës për çështjen e regjistrimit të romëve, duke menduar për rrugë ligjore nëpërmjet të cilave do të mundësohen lehtësira financiare ndaj tyre.

Palët u angazhuan për një bashkëpunim të ngushtë dhe të frytshëm në të ardhmen lidhur me trajtimin e ankesave të qytetarëve të Tiranës për çështje jetike parësore.

Gjithashtu u ra dakord për ngritjen e pikave të qëndrueshme të kontaktit dhe për nënshkrimin brenda një kohe të shkurtër të një memorandumi bashkëpunimi në fusha parësore si barazia gjinore, mbrojtja e pakicave, shkëmbimi i informacionit me avokatin e qytetit etj.

Në përfundim Avokati i Popullit dhe Kryetari i Bashkisë pranuan të jenë bashkorganizatorë të një mbrëmjeje bamirësie për romët në nevojë.

/Start/E.B/

                                                                                             2012-02-10 23:07
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›