Përmbyset autobusi i linjës Shqipëri-Greqi

Autobusi me 49 pasagjerë doli nga rruga dhe u përmbys, për shkaqe që ende nuk dihen, rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm në vendin e quajtur Kalpaqi, 20 km larg kufirit shqiptaro-grek në prefekturën e Janinës.
Të plagosur lehtë janë dërguar menjëherë në qendrat më të afërta shëndetësore nga policia që mbërriti menjëherë në vendngjarje. Dyshohet se shkak për aksidentin të jetë shtresa e akullit por hetimet vazhdojnë. Burimet policore thanë për “TCH” se shkak po ashtu mund të jetë edhe gjendja e amortizuar e autobusit (prodhim i vitit 1993)./Start/
2012-02-11 08:34