Problemet nga dëbora, përkeqësohet situata

Pasditen e së premtes është mbledhur shtabi i emergjencave, për të vendosur mbi shpërnguljen ose jo të banorëve të rrezikuar nga stuhia e dëborës në zonën e Bulqizës.
Stuhi dëborë dhe ngrica ka edhe në qarkun e Korçës dhe në Pukë, ku temperaturat kanë arritur deri në -11 gradë Celcius. Ndërkohë, aksi rrugor Korçë-Ersekë është bllokuar disa orë mbrëmjen e sotme dhe dhjetëra makina qëndruan në radhë.
Banorët e zonave të bllokuara në Kukës, Dibër, Tropojë e Pukë prej gati 10 ditësh përballen me rrugë të bllokuara, urgjenca shëndetësore apo mungesa ushqimore. Dje nisi shpërndarja nga ajri dhe toka e pakove ushqimore në këto zona, ndërkohë që gjatë natës kanë rinisur reshjet e dëborës në Pukë, Kukës, Dibër, Korçë dhe Malësinë e Madhe.
Në Kukës, 7 fshatra të komunës Ujmisht kanë nevoja urgjente për ndihma ushqimore. Janë 152 familje që prej 9 ditësh janë në izolim, pasi deri tani nuk është arritur zhbllokimi i asnjë prej akseve rrugore të kësaj komune. Gjithashtu problem për fermerët e kësaj zone është mungesa e bazës ushqimore për blegtorinë.
Në Dibër janë të izoluara komunat Lurë, Kala e Dodës, Sllove, Muher, Ostren, Trebisht, disa fshatra të Martaneshit dhe disa fshatra të komunës Zerqan. Raportohet se ka pasur probleme me të sëmuret, të cilët nuk kanë mundur të transportohen te mjeku për shkak të bllokimit të rrugëve.
Përkeqësimi i motit pritet ta bëjë akoma më të vështirë qarkullimin rrugor, kryesisht në disa akse, përfshirë dhe ato që u zhbllokuan ditën e djeshme.
Reshje të dendura bore dhe stuhi raportohen edhe në Fushë Arrëz, ku temperaturat minimale kanë rënë 10 gradë nën zero. Në këtë zonë ka mungesë të ujit të pijshëm për shkak të ngrirjes së tubave nga ngricat.
Në qarkun e Shkodrës, situata paraqitet më e rëndë në Dukagjin e Vermosh, që janë tashmë të izoluar prej gati 10 ditësh, por pa shkaktuar probleme serioze me bllokimin e rrugëve.
Në Lezhë stuhia me borë dhe erë ka krijuar mjaft probleme në furnizimin me energji elektrike dhe bllokimin e qarkullimit në akset kryesore. Ndërsa në zonat më të thella në Lezhë e Mirditë energjia mungon prej disa ditësh.
Ndërkaq, autoritetet raportojnë se qarkullimi i mjeteve në akset kryesore rrugore të vendit paraqet vështirësi për shkak të reshjeve të dëborës dhe temperaturave të ulëta, megjithë masat e marra nga drejtoritë rajonale të mirëmbajtjes së rrugëve. Por, sipas tyre është bërë i mundur qarkullimi me zinxhirë në të gjitha akset kombëtare në veri dhe juglindje të vendit.
Ministria e Punëve Publike dhe Transportit u kërkon drejtuesve të mjeteve që do të udhëtojnë në zonat verilindore dhe juglindore të jenë të pajisur me zinxhirë për shkak të trashësisë së madhe të borës. Gjithashtu MPPT bën thirrje për vëmendje pasi ekziston rreziku i rënies së ortekëve.
/Start/E.B/
2012-02-10 23:44