E Diel, 1 Nëntor 2026

92-vjetori i shpalljes së Tiranës kryeqytet, Berisha: Zemra e kombit

Në këtë simpozium merrnin pjesë kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, krerët e komuniteteve fetare, studiues, anëtarë të familjeve të vjetra fetare etj.

Në fjalën e hapjes, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha tha se “jemi mbledhur sot këtu për te kujtuar 92-vjetorin e shpalljes së Tiranës kryeqytet, për të kujtuar atë se çfarë ndodhi 92 vjet më parë dhe për tu përulur me respekt para familjeve patriote shqiptare”.

Lulzim Basha tha se për dekada me radhë Tirana ishte qyteti i shpresës për shumë qytetarë ndërsa tani është koha për të menduar për të ardhmen e Tiranës evropiane.

Më pas fjalën e mori kryeministri Berisha, i cili tha se “kjo është një nga datat më të mëdha në përpjekjet tona për ndërtimin e shtetit. Përzgjedhja e Tiranës si kryeqytet ishte një nga aktet më madhore në përpjekjet e shqiptarëve për të krijuar një shtet të lirë. 92 vjet më parë, Sulejman Delvina, Ahmet Zogu dhe anëtarë të tjerë të zgjedhur në Kongresin e Lushnjës morën një nga vendimet më të mençura të të gjithë historisë sonë, vendimin për të bërë Tiranën kryeqytet të shqiptarëve”.

Ata burra që morën vendimin më të shpallur Tiranën kryeqytet u nisën sigurisht nga shumë faktorë por njëri ishte më kryesori, dhe kjo ishte zemra e tiranasve, virtyti dhe atdhedashuria e tyre.

“Ata që themeluan Tiranën si kryeqytet do ta themelonin atë kryekëput si qytet perëndimor. Do t’i jepnin asaj rrugë dhe bulevarde të jashtëzakonshme. Tirana, para së gjithave dhe mbi të gjitha ishte kryeqyteti politik i shqiptarëve”, tha kryeministri Berisha..

Duke iu referuar ngjarjeve gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore, kryeministri tha se “Tirana ra në kthetrat e një grupi, e një bande barbare, e cila u izolua në bllok dhe nuk u integrua kurrë në qytetin e Tiranës, nuk u futën kurrë në zemrat e tiranasve. Por, në rastin më të parë që iu dha Tirana përmbysi diktatorin dhe i dha partinë e parë demokratike Shqipërisë”.

“Tirana është epiqendra politike e shqiptarëve, është zemra dhe truri i kombit, por mbi të gjitha Tirana është ëndrra e shqiptarëve”, tha kryeministri Berisha.

/Start/F.P/

                                                                                             2012-02-11 10:08
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›