Fier, asgjësohen një ton ushqime të skaduara
Në shënjestër të kontrolleve të Inspektoratit të Ushqimit janë ato subjekte të cilat lidhen me turizmin, siç janë restorantet, por edhe produktet që konsumohen më tepër. Vetëm gjatë këtij muaji janë asgjësuar 1 ton ushqime të skaduara.
FIER- Asgjësohen ushqime të skaduara në disa subjekte tregtare të qytetit të Fierit.
Drejtoria e Bujqësisë dhe Ushqimit në Fier ka shtuar kontrollet për garantimin e cilësisë së produkteve ushqimore për konsumatorin. Sipas numrit një të kësaj drejtorie Fatos Troka, vetëm gjatë këtij muaji janë asgjësuar 1 ton ushqime të skaduara kryesisht patatina, pije freskuese cokollata etj.
"Në bashkëpunim me Shëndetin Parësor, komunat dhe bashkitë, janë kontrolluar 10 subjekte të pastiçerive e 28 të fast-foodeve. Ndërsa, po vazhdojmë kontrollin në
restorantet, të cilat janë shtrirë në pikat turistike. Nga kontrollet e bëra rezultoi se
në përgjithësi këto subjekte i plotësojnë kushtet teknike dhe higjieno-sanitare" sqaron drejtori Troka.
Në shënjestër të kontrolleve të Inspektoratit të Ushqimit janë ato subjekte të cilat lidhen me turizmin, siç janë restorantet, por edhe produktet që konsumohen
më tepër. Mësohet se për disa subjekte janë vendosur gjoba ndërsa disa të tjerë kanë deklaruar vetë kalimi e afateve të disa produkteve që tregtonin.
(e.n/GSH/BalkanWeb)