Topi i arte Neymar veteperjashtohet

Është braziliani i vetëm në garën për “Topin e Artë 2012”. Cilësohet gjërësisht si një talent i jashtëzakonshëm, e që ndoshta një ditë mund t’ia kalojë Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos. Megjithatë, për momentin, Neymar nuk ndihet në lartësinë e dy yjeve të Barcelonës dhe Realit të Madridit.
Sipas 20-vjeçarit të “seleçaos”, Messi, Ronaldo dhe Andres Iniesta janë tre kandidatët potencialë për të fituar “Topin e Artë 2012”. Madje, sulmuesi i Santosit është vetëpërjashtuar nga gara për trofeun më prestigjioz individual.
“Përsa i takon statistikave, viti 2012 ka qenë më i mirë se 2011-ta, megjithatë Iniesta, Cristiano Ronaldo dhe Leo Messi janë favoritë për fitimin e Topit të Artë”, deklaroi Neymar.
Më tej, ai ka dhënë edhe mendimin personal për fituesin e këtij edicioni: “Absolutisht që në këto momente më të mirë se unë janë Messi dhe Ronaldo. Mendoj se argjentinasi është më i fort, ndërsa më pas vjen portugezi”.
Klasifikimi i hartuar nga Neymar në garën për lojtarin më të mirë në botë, tregon edhe preferencën e tij përkrah kujt dëshiron të luajë. Këtë, sulmuesi brazilian nuk e fsheh: “Askush nuk mund të luajë në të njëjtën mënyrë si Messi. Të luash përkrah tij do të ishte një ëndërr, nënvijëzoi Neymar. Madje, edhe thjesht të stërvitesha me Messin do të më lumturonte”.
Mes 23-kandidatëve në listën e vogël të publikuar nga FIFA dhe “France Football”, Neymar jo vetëm që është futbollisti në moshën më të vogël, por edhe i vetmi që nuk ka luajtur asnjëherë në Europë.