Fier, banoret: Do bojkotojmë zgjedhjet, rregulloni rrugën
Kur mbeten vetëm disa orë nga votimet për zgjedhjet e përgjithshme, banorët e 4 fshatrave në Fier kërcënojnë me bojkot. Banorët deklarojnë se nuk pranojnë ngritjen e KZAZ-ve deri në plotësimin e kërkesës së tyre, rindërtimin e 7 km rrugë.
FIER- Rreth 3000 votues kërcënojnë me bojkot të zgjedhjeve në komunën Portëz të Fierit. Banorët e 4 fshatrave të kësaj komune deklarojnë se nuk do të marrin pjesë në votime, pasi shteti nuk ka bërë asgjë për të rregulluar 7 km rrugë të aksit nacional Fier- Lalaj. Megjithë protestat e vazhdueshme banorët thonë se rruga vazhdon të jetë tejet e amortizuar, duke shkaktuar probleme jo vetëm për automjetet, por edhe për këmbësorët. Midis të tjerash këta banorë refuzojnë edhe ngritjen e Komisioneve Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve.
Një nga banorët shprehet, “nuk do të votojë për asnjë parti”, një tjetër shton “i tërë Plugu është i bashkuar dhe nuk do të lejojmë hyrjen e asnjë kutie votimi, e kemi lënë si fshat që nuk do të shkoj asnjë për votim. Në rast se komisionerët dhe kutia e votimit do të vijë nga Fieri, ne do të qëndrojmë të ulur burra, gra dhe fëmijë tek shkolla dhe nuk do të lejojmë hyrjen e kutisë së votimit në shkollë”. Ndërsa një tjetër thekson se “ne nuk kërkojmë asgjë, kërkojmë thjeshtë të drejtën tonë, shtrimin e rrugës, nëse kjo nuk realizohet ne nuk do të votojmë”- përfundoi banori.
Rruga nacionale Fier- Lalaj, e cila është në gjendje të mjeruar prej 20 vitesh lidh katër fshatra të komunës Portëz me një komunitet prej 8 mijë banorësh. (a.r/news24/balkanweb)