E Diel, 1 Nëntor 2026

Fier, bie në kontakt me energjinë, vdes 50-vjeçari

Kontakti me energjinë elektrike i ka shkaktuar vdekjen një personi në rrethin e Fierit.

Ngjarja ka ndodhur në Patos, kur 50-vjeçari Babaçe Beqiri ka qenë duke riparuar një defekt energjitik në një ndërmarrje të këtij fshati, pranë një zone naftë-mbajtëse.

Në mënyrë aksidentale ai ka gjetur vdekjen, pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. Trupi i tij është dërguar në morgun e spitalit të Fierit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›