Nikolla: Protesta në Tiranë e arriti qëllimin, të hënën në Bulqizë
TIRANË- Komisioni i protestës së minatorëve të Bulqizës, të cilët prej pesë ditësh protestojnë para kryeministrisë për zgjidhjen e kërkesave të tyre dalën sot me një vendim.
Kreu i konfederatës së sindikatës së minatorëve Kol Nikolla në një deklaratë për mediat bëripublikë vendimin e komisionit për ndërpren e protestës në kryeqytet dhe zhvendosjen e saj të hënën në Bulqizë, pranë vendit të punës.
“Komisioni i protestës bëri të qartë se greva prej 5 ditësh e arriti qëllimin, pasi e sensibilizoi qeverinë që ka futur në rrugën e zgjidhjes problemin dhe ministria ka marrë disa vendime. Jemi informuar se qeveria po bën presion ndaj firmës, edhe kryemnistri po kujdeset për këtë problem. Duke e qujatur të arritur qëllimin sot drejtohemi në Bulqizë. Greva do të vijojë në vendin e punës 700 minariotë në grevë të hënën në orën 7 për t’i bërë presion qeverisë dhe firmës”,- deklaroi Nikolla.
Ndërkohë kreu i sindikatës së minatorëve bërë me dije hapat e mëtejshme që do të ndërmerren duke theksuar se bisëedimet me firmën vijojnë dhe se minatorët nuk do të heqin dorë nga kërkesat e tyre.
“Për sa i përket braktisjes së pusit kemi bërë kërkesë dhe të hënën do jetë masa e parë që do marrim, kjo nuk është thyerje e rregullit të grevës. Do thellojmë veprimtarinë, do braktisim punës, greva e urisë, manifestime publike, priten shumë shjoejt dhe të hënën do bëjmë të ditur vendimet e 706 minatorëve të Bulqizëz”, theksoi Nikolla.
Minatorët prej 19 ditësh vijojnë grevën në Bulqizë, ndërkohë një përfaqësie e tyre ishte vendosur prej pesë diotësh në oranë.
Ata kërkojnë rritje page, përmirësimin e kushteve të punës si dhe uljen e moshës së pensionit.
Vetëm dy ditë më parë METE mori vendim për pezullimin e një pjese të kontratës me kompaninë austriake “ACR” dhe konkretisht për pezullimin e lejes minerare për zonën.
Sipas tyre, ky vendim, nuk është një zgjidhje dhe për këtë arsye, ata shprehen më të vendosur se kurrë më parë.
(e.m/BalkanWeb)