E Diel, 1 Nëntor 2026

Fier bie nga pallati biznesmeni

37 vjeçari, Gentian Peshku, banues në lagjen “Apollonia” të qytetit të Fierit, ka humbur ndërsa ka rënë nga lartësia e katit të tetë të një pallati 10 katësh, ku kishte banesën e tij. Viktima ka rënë mbi xhamin e parë të një fugoni, i cili ishte parkuar para pallatit ku ndodhi ngjarja. Ende nuk ka një version zyrtar nëse kemi të bëjmë me një ngjarje aksidentale apo të qëllimshme. Për policinë ngjarja është pak enigmatike pasi Peshku nuk njihet si problematik në familje dhe shoqëri. Peshku kishte një biznes duralumini dhe bashkëshortja e tij punonte parukiere. Marrëdhëniet e tyre në çift ishin shumë normale ndaj mendoi se mund të ketë qënë ndonjë krizë momentale, shprehet një tjetër banor.
Ndërkaq në Vlorë, një 57 vjeçar humbi jetën si pasojë e goditjeve të marra nga rënia e një solete në objektin ku po kryente punime, në fshatin Akërni, rreth 20 km në veriperëndim të Vlorës. Burime zyrtare të policisë lokale bënë të ditur se Besnik Bocaj, banor i qytetit të Vlorës, po kryente disa punime për riparimin e soletës, por ajo ka rënë duke i shkaktuar vdekjen

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›