E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia blindon Vloren 50 persona ne qeli

Jo pak por rreth 50 persona kanë përfunduar në komisariatin e policisë së Vlorës pas një superaksioni të uniformve blu vendore në qytetin bregdetar. Vetë policia njofton zyrtarisht për këtë operacion prej të cilit shtatë persona kanë përfunduar të arrestuar ndërsa dhjetëra të tjerë janë shoqëruar për mungesë dokumentacioni të identifikimit. Shtatë të arrestuarit akuzohen për vjedhje të ndryshme, kurse të shoqëruarit janë marrë në verifikim, jo vetëm për identitetin e tyre. Në këtë operacion janë bllokuar gjithashtu dhjetëra automjete, për verifikim si dhe të bllokuara. Me ndërrimin e krerëve të policisë së Vlorës, pas largimit të Ylli Metkos dhe emërimin e Artan Cukos, uniformat blu kanë nisur një taktikë tjetër. Në qytet janë ngritur patrulla të shumta sikurse të gjitha akset kryesore kontrollohen nga postoblloqe policie ku nuk mungon prezenca e forcave speciale. Kontrolle të shpeshta po realizohen edhe në banesa e ambjente të shumta sociale. Ngjarjet kriminale, të bujshme dhe të frikshme vitin e kaluar, dhe fillimin e këtij viti kanë bërë që Vlora të shihet si një qytet ku krimi po ndëshkon ashpër. Vrasja e gjyqtarit, pasuar me vendosje eksplozivi në banesa e në automjete, ku midis te tjerash u hodh në erë edhe makina e kryetarit të Bashkisë Shpëtim Gjika, si dhe grabitjet e bankave e të bizneseve të tjera, duket se drejtuesve të rinj të policisë në Vlorë u ka afruar idenë që perzenca e uniformës blu kudo, do të japë rezultate.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›