Prokuroria: Nje vit burg e 5 milione leke gjobe per Bollanon

Prokuroria jep pretencen per kryetarin e bashkise se Himares Vasill Bollano duke kerkuar nje vit heqje lirie dhe 5 milione leke gjobe.
Numri nje i bashkise se qytetit me minoritare, akuzohet per ndryshim te emertimeve te rrugeve nga shqip ne greqisht.
Vete Bollano, si gjithnje nuk ishte i pranishem ne salle dhe perfaqesohej ne seance nga avokati i tij mbrojtjes. Pritet qe Gjykata e Vlores te jape vendimin ne nje kohe te dyte.