Fier, braktisin shkollën 300 nxënës
25/03/2009 Statistika nga DAR. Fenomeni më i përhapur në zonat rurale, ende asnjë masë për parandalimin
FIER- Janë rreth 300 fëmijë, nxënës shkollash të cilët kanë braktisur sistemin arsimor në semestrin e parë të këtij viti. Kjo ka qenë deklarata zyrtare dalë nga Drejtoria rajonale e Arsimit në Fier. Zonat më të prekura në dukurinë e braktisjes së shkollave vazhdojnë të jenë ato rurale duke shtuar kështu listën e gatë nxënësve, të cilët nuk arrijnë të përfundojnë as arsimin e detyruar.
Braktisja
Sipas të dhënave statistikore nga DRA Fier, tendencën më të lartë të braktisjes së shkollës e kanë nxënësit e sistemit 9-vjeçar. Në këtë kategori janë 29860 nxënës në të gjithë rrethin ku nga këta 176 nxënës kanë braktisur shkollën në krahasim me numrin e regjistruar në fillimvitin e ri mësimor në shtator 2008. Në arsimin e mesëm rezulton një braktisje prej 8 për qind dhe 2 për qind në arsimin e mesëm profesional. Shkollat më problematike në këtë drejtim me numrin më të lartë të nxënësve braktisës së bankave të shkollës janë ato të fshatrave Gorishovë, Varibopo, Kreshpan Patos-fshat, Darëzezë e re, Bishan, Frakull e Madhe,etj. Sipas të dhënave të DRA Fier, këto shkolla njihen prej disa vitesh me këtë dukuri negative në sistemin mësimor fierak. Ndërkohë më problem mbeten nxënësit e arsimit 9-vjeçar, të cilët e kanë të detyruar me ligj që ta përfundojnë atë. Por dhe në këtë sistem sërish ka probleme. Mjaft fëmijë gjatë muajve të dimrit dhe me reshje nuk frekuentojnë shkollën duke u kthyer në një kontingjent krah pune kryesisht për familjen e tyre. Ata merren më së shumti me ruajtjen e bagëtive ose dhe me ndonjë shitje ambulatore rrugëve të qytetit. Ndërkohë drejtuesit e arsimit në këtë qark nuk kanë arritur ende të detyrojnë prindërit e këtyre fëmijëve që të mos lejojnë braktisjen e shkollës, por që të bëhen nxitës që ata të vazhdojnë dhe të mos ndërpresin as arsimin e mesëm. Ligji parashikon gjobë për prindërit e nxënësve të arsimit të detyruar, të cilët nuk e përfundojnë atë, por deri më sot masa të këtilla nuk janë marrë asnjëherë, ndërsa arsimimi mbetet në dëshirën dhe nevojën e kryefamiljarëve.