Akciza rrit me 12 lekë litrin e karburanteve
25/03/2009 Shoqata e Hidrokarbureve: Çmimi është rritur në bursë, por ende jo në Shqipëri
Në çmim importuesit përfshijnë edhe tatimi mbi vlerën e shtuar
Ligji për akcizën fikse do të rrisë çmimin e një litri karburant të paktën 12 lekë. “Kompanitë importuese dhe prodhuese janë të detyruara, sipas ligjit, të aplikojnë akcizën e re mbi të gjithë sasinë e mallit në magazinat doganore dhe në import, duke i shtuar kësaj takse edhe tatimin mbi vlerën e shtuar. Kjo do të thotë që tregu do të reflektojë një çmim prej 12 lekë për litër karburant më tepër se sa para aplikimit të akcizës së re”, - theksuan burimet e Shoqatës së Shoqërive Hidrokarbure. Formula që ndiqet është kjo: akciza=10 lekë/litër +20% TVSH=12 lekë/litër. Kështu që akciza e naftës fiksohet në 37 lekë për litër për çdo litër karburant të importuar apo të prodhuar në vend. Gjithsesi, rritja në tregun ndërkombëtar nuk është reflektuar, për shkak të rezervave të kompanive importuese. “Deri në mesin e muajit shkurt 2009, në bursë një ton naftë e përpunuar është ofruar me çmimin 370-400 USD, një fuçi naftë për të njëjtën periudhë të raportuar është luhatur mes 35-37 USD/fuçi, ndërsa një benzina është kuotuar në nivelin rreth 380 ush/ton. Nga 15 shkurti 2009 e deri në ditët në vijim, bursa ndërkombëtare ka kuotuar një fuçi naftë në vlerat 43-44 USD/fuçi, produkti i përpunuar është ofruar më çmimin 480 - 490 USD/ton, ndërsa benzina me çmimin 500 USD/ton”, - theksuan burimet. Rritja, sipas importuesve, është vërtetuar shumë më poshtë se sa ky detyrim ligjor që arkëtohet në buxhetin e shtetit. “Ndryshimet prekin gazoilin, për të cilin masa e akcizës, nga akcizë ad-valorem prej 75 për qind, por me kufizim jo më shumë se 37 lekë për litër dhe jo më pak se 27 lekë për litër, bëhet akcizë specifike, vetëm 37 lekë për litër. Shteti shqiptar përfiton jo më pak se 1,6 miliardë lekë”, - theksuan importuesit. Ky ndryshim ligjor do të pasqyrohet edhe në tregun e pakicës. “Por për tregtarët që shesin midis 5-15 mijë litra karburant në ditë ky ndryshim pasqyrohet në mënyrë të menjëhershme, ndërsa për kompani tregtare që disponojnë kapacitete më të vogla ndryshimi çmimit është më i vonshëm”, - thanë burimet. Kjo lidhet me praktikat që ndjek administrata tatimore, e cila, sipas importuesve, penalizon subjektet e tregtisë me pakicë nëse çmimet e afishuara të tyre janë të ndryshme nga faturat tatimore të blerjes së produktit. Akciza vepron menjëherë në tregun e karburanteve, pavarësisht gjendjes së rezervave në depozita.