E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier burg pa afat per Gezim Sulon

Burg pa afat ka qenë masa e sigurisë dhënë për Gëzim Sulon njërin nga autorët e vrasjes së biznesmenit nga Fieri Naim Suli . Ndërkohë që pritet të zhvillohet seanca për dy djemtë e tij Ervis dhe Endri Sulo si bashkëpunëtorë të vrasjes së ndodhur mbrëmjen e së shtunës në qytetin e Fierit. 45 vjeçari deklaroi përpara trupit gjykues se kishte kryer vrasjen në kushtet e tronditjes psiqike pasi atë ditë ishte konfliktuar më viktimën për cështjen e servisit që kishte ndërtuar pranë vilës së pronarit të karburanteve. Gjyqtari Roland Jaupaj vendosi dhënien e masës burg pa afat sipas kërkesës së prokurorisë . Pas kësaj seancë të 45 vjecarit Gëzim Sulo pritet të zhvillohet edhe séanca për dy djemtë e tij të cilët akuzohen si bashkëpunëtorë për vrasjen e Naim Sulit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›