Ulet numri i azilkerkuesve shqiptare me Belgjiken

Bie numri i azilkërkimeve të shtetasve shqiptarë me Belgjikën. Vetëm për muajin tetor numri i azilkërkuesve ka qenë 6.2 herë më pak se i njëjti muaj i vitit të kaluar.
Specialistët e drejtorisë së kufirit dhe migracionit ia atribojnë këtë ulje masave të forta të marra për parandalimin e rasteve të kalimeve në drejtim të belgjikës me kërkesat dhe dokumentacionet false për azil.
Problemi i azilkërkimit me Belgjikën është i hershëm për shtetasit shqiptarë, për vitin 2010, para liberalizimit të vizave në Belgjikë ka patur 204 kërkesa për azil nga shtetasit shqiptarë.
Në vitin 2011, ka patur një bum kërkesash me 813 të tilla, ndërsa deri në fund të tetorit numri I kërkesave është rreth 530 të tilla.
Ndonëse goditet shpesh trendi i përqindjes së rritjes së kërkesave për azil edhe pse në numër është i vogël, Shqipëria në asnjë prej raporteve nuk ka qenë në 10-tëshen e vëndeve problematike për shkak të kërkesave për azil në vëndet e BE-së.
Policia kanë krijuar një database me të dhënat e personave të cilëve u refuzohet hyrja apo qëndrimi në vëndet e BE-së, për të vepruar në rast se të njëjtët persona synojnë të kalojnë sërish drejt vendeve të Shengen.
Specialistët shprehen të kënaqur me ecurinë e lëvizjes së lirë të shtetasve shqiptarë në zonën Shengen dhe respektimin e kritereve nga shtetasit shqiptar.
Sipas statistikave nga 1 895 100 rastet e përdorimit të pasaportave biometrike për lëvizjen në lirë, vetëm në 0.01 përqind janë kthyer për shkak të mospërmbushjes së kritereve nga shtetasit apo për shkak të espulseve me afate kohore për shkelje të ndryshme në zonën Shengen.