E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, burg pa afat vrasësit të administratorit të pallatit

Gazeta Shqip

Gjykata e Fierit ka dhënë sot masën e sigurisë arrest me burg për 36-vjeçarin Oltion Toro, i cili vrau me armë administratorin e pallatit ku banonte dhe plagosi bashkëshorten e tij. Trupi gjykues ka vendosur të lërë në burg 36-vjeçarin i cili akuzohet se ekzekutoi me një automatik duke i shkaktuar vdekjen, 65-vjeçarin Nasi Mema dhe plagosi bashkëshorten e këtij të fundit Angjelina Mema.

Ngjarja e rëndë u shënua tri ditë më parë, në lagjen Apollonia të qytetit të Fierit, ku pas një konflikti me administratorin e pallatit ku banonte, 65-vjeçarin Nasi Mema, për shkak se nuk kishte paguar prej 6 muajsh detyrimet për mirëmbajtjen e tij, 36-vjeçari OltionToro ka marrë armën tip kallashnikov dhe ka qëlluar në drejtim të banesës së çiftit Mema, duke lënë të vrarë në vend Nasi Memën dhe duke plagosur bashkëshorten e tij, Angjelina, 60 vjeçe.

31 korrik 2012 (gazeta-Shqip.com)

Fier, burg pa afat vrasësit të administratorit të pallatit burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›