E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, rrëzohet vendimi për ekstradimin e ish-kryekomunarit Kleves Muja

Gazeta Shqip

38-vjeçari u plagos në burgun e sigurisë së Shën Kollit. Ende në gjendje kome

Kleves MujaGjykata e Shkodrës ka rrëzuar kërkesën për ekstradimin në Itali të ish-kryetarit të komunës Rrethina, të Shkodrës, Kleves Muja, i cili akuzohet nga drejtësia italiane për trafik droge. Trupi gjykues ka rrëzuar kërkesën për ekstradim, për shkak se 38-vjeçari Muja ndodhet ende në gjendje kome ën spitalin ushtarak në Tiranë, pas plagosjes së tij në ambientet e burgut të Shën Kollit në Lezhë. Ish-kryekomunari, përfaqësuesi i PS-së në Rrethina, u plagos më 4 qershor të këtij viti, nga i Xheladin Kruja, i dënuar me 25 vjet burg për vrasjen e dy vëllezërve Grezhda në vitin 2001. Kleves Muja do të qëndronte në burgun e Shënkollit vetëm 40 ditë, deri sa autoritetet italiane të dërgonin dokumentet që mbështesin kërkesën për ekstradimin e tij. Muja, i zgjedhur kryetar i Komunës Rrethina të Shkodrës më 8 maj 2011, si kandidat i Partisë Socialiste, ishte shpallur në kërkim nga Gjykata e Barit në Itali në vjeshtën e vitit 2010, pasi akuzohet për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike, një krim që sipas Kodit Penal italian dënohet me deri në 20 vjet heqje lirie.

31 korrik 2012 (gazeta-Shqip.com)

Shkodër, rrëzohet vendimi për ekstradimin e ish-kryekomunarit Kleves Muja burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›