Zbardhet vrasja e 25-vjeçarit në Vlorë, arrestohet një 17-vjeçar
Ngjarja mendohet të ketë ndodhur në mënyrë aksidentale, teksa autori i vrasjes ishte duke pastruar armën e krimit
Policia e Vlorës ka mundësuar zbardhjen e vrasjes së 25-vjeçarit Leonard Latifi ditën e djeshme, në fshatin Llakatund.
Burime të policisë bëjnë të ditur se fillimisht kanë shoqëruar disa persona të dyshuar si të lidhur me ngjarjen, ndërsa autori i dyshuar është 17-vjeçari Romario Rrapaj i cili është arrestuar.
Mësohet se vrasja ka ndodhur aksidentalisht, teksa autori i ngjarjes ishte duke pastruar armën që i përkiste viktimës Latifi.
25-vjeçari u gjet i vrarë me një plumb në kokë mëngjesin e së hënës pranë një lumi në fshatin Llakatund të Vlorës. Banorët e zonës, të cilët gjetën edhe trupin e pajetë të Leonard Latifaj, sinjalizuan edhe policinë për ngjarjen.
31 korrik 2012 (gazeta-Shqip.com)
Zbardhet vrasja e 25-vjeçarit në Vlorë, arrestohet një 17-vjeçar burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip