E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, burg pa afat vrasësit të kambistit

FIER- Gjykata e Fierit vendosi sot masen e sigurise  “burg pa afat” per Dilaver Adushaj, vrasesin e kambistit Ethem Spahia.

Ne seancen e sotme, i akuzuari nuk mori pjese dhe u perfaqesua vetem nga avokati mbrojtes. Ai nuk ka dhene detaje rreth motiveve qe e shtyne drejt krimit, e per kete shkaqet jane ende te paqarta.

Nderkohe qe nje dite me pare, autori ka deklaruar vetem se “ai i ka bere gjemen”, pa dhene hollesi, familjaret e viktimes pohojne se i afermi i tyre nuk ka pasur konflikt me askend, ndaj kerkojne zbardhjen e ngjarjes.

Kambisti u qëllua për vdekje me armë të ftohta në fundjavë në qendër të qytetit të Fierit dhe fill pas krimit autori ka kercenuar me vetevrajse me armen e krimit, por eshte ndaluar pas negociatash nga policia.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›