E Diel, 1 Nëntor 2026

Raundi i 6 Kosovë-Serbi, Tahiri niset në Bruksel

PRISHTINE- Zëvendëskryeministrja e Qeverisë së Kosovës, Edita Tahiri ka udhëtuar drejt Brukselit, për të marrë pjesë në raundin e gjashtë të dialogut teknik midis Prishtinës dhe Beogradit, që do të mbahet të premten.

Në agjendë, kësaj radhe, pritet të jenë pesë çështje: njohja e vulave të Doganave të Kosovës, telekomunikacioni, energjia, kadastrat dhe bashkëpunimin rajonal.

Mësohet se në këtë raund të dialogut teknik do të analizohet dhe do të intesifikohet puna e grupeve për implementimin e tri marrëveshjeve të arritura më parë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›